Xhelozia për një vajzë dhe konfliktet për rrjetin e prostitucionit! Është kjo pista ku janë përqendruar hetimet lidhur me atentatin me armë zjarri në bar Terminal, në zonën e Acerra në Itali, ku dhjetë ditë më parë u plagos 32-vjeçari shqiptar Robert Biba, i cili kishte edhe pasaportë angleze.
Nën akuzën e tentativës së vrasjes, u bë arrestimi i dy shqiptarëve, 39-vjeçarit Artur Lusha i cili njihej edhe si Roland dhe Elson Leka, 28 vjeç.
Ata akuzohen se bashku me një person të tretë, kanë tentuar të vrasin Bibën.
Të dalë këtë të premte para gjykatës së Nola Teresa Valentino, shqiptarët u lanë në burg.
Aktualisht hetimet vijojnë lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 22 janarit, ku 32-vjeçari u plagos me dy plumba të cilët e kapën në të pasme.
/a.r