Krimi në familje i ka marrë jetën një gruaje shqiptare në Itali. Luareta Zyberi 43-vjeç është gjetur e vrarë në një apartament në Genova të Italisë ku ajo ishte e punësuar.
43-vjeçarja është gjetur e pajetë, e mbuluar nga gjaku, nga pronari i shtëpisë ku punonte, ndërkohë që sipas mediave autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje të rëndë është pikërisht burri i saj Eduard Zyberi 54-vjeç, i cili pas aktit të rëndë ka tentuar të vrasë veten.
Ai është vënë në pranga dhe tashmë ndodhet i shtruar në një spital në San Martiro ku pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale pasi ka një plagë të madhe në bark.
Hetuesit italianë thanë se burri kishte parkuar motorrin poshtë shtëpisë ku ajo punonte dhe pasi ishte ngjitur lart çifti ishte përfshirë në një sherr i cili rezultoi tragjik për 43-vjeçaren. /e.s/