Ministria e Mbrojtjes ka reaguar për lëkundjen e tërmetit në Durrës e cila u ndie rreth orës 22:10, duke thënë se sipas IGJEUM ishte me magnitudë 4 të shkallës rihter, ndryshe nga EMSC që dha shifrën e 4.5 Rihter.
Gjithashtu në njoftim thuhet se tërmeti ishte me qendër në Safetaj dhe thellësi 36 km. Sipas informacioneve të Ministrisë së Mbrojtjes nuk ka deri tani dëme në njerëz apo materiale.
“Sipas IGJEUM, termeti i ores 22.05 ishte me magnitude 4 te shkalles rihter, me epiqender ne Safetaj (Durres) dhe thellesi 36 km. Sipas komunikimit me shtabet e EC ne qarqet Durres e Tirane, nuk ka deme ne njerez apo materiale deri tani“, bën me dije Ministria e Mbrojtjes në një reagim për media.
Ndërkohë që sizmologu Rrapo Ormeni u shpreh për Report Tv se nuk ka vend për panik dhe frikë, pasi janë paslëkundje pas tërmetit të 26 Nëntorit.
Tërmeti ka qenë në vijim të pasgoditjeve të tërmetit të 26 nëntorit. Është me magnitudë 4 me epiqendër në fshatin Safetaj të Durrësit. Një lëkundje normale. Edhe pas tërmetit para 3 ditësh ky është shumë i vogël, por në vazhdën e atyre pasgoditjeve që po vijojnë pas tërmetit të madh.
Shpejtësia e tyre ka ardhur duke u ulur në krahasimin me muajt e parë. Aktiviteti sizmik është i lartë, pasi në 40 vitet e fundit ka qenë i ulët” tha ai.
g.kosovari