Jemi mësuar tanimë që pothuajse çdo ditë shohim ish-kryeministrin Sali Berisha që poston nga një lajm të rremë në postimet e tij në “Facebook”. Të njëjtën gjë ka bërë dhe ditën e sotme duke publikuar një foto që pretendon që është në zyrën e drejtorit të Portit të Durrësit.
Për këtë lajm të rremë të ish-kryeministrit ka reaguar vetë drejtori i Portit Pirro Vengu, i cili ka publikuar në rrjetin social “Instagram” një foto të tijën nga zyra ku në sfond nuk duket foto që pretendon doktori, por foto e Ismail Qemalit.
Ai hedh poshtë akuzat e doktorit duke thënë se: “kjo është një foto nga zyra ime, siç duket qartë dhe nga pamjet e transmetuara në emisionin Top Show, ditën e martë. Një zyrë normale, me Ismail Beun”.
Po të shohësh foton e publikuar nga doktori duket qartë që nuk është në të njëjtën zyrë me atë të drejtorit të Portit për shkak të mureve dhe pozicionimit të fotos. Por Berisha këtë e ka kthyer në një modë duke shpikur dhe hedhur në rrjetet sociale lajme të rreme.