Një 26 vjeçar nga Dibra është arrestuar për dy vjedhje të ndodhura më parë.
Dyshohet se ai ka vjedhur orendi shtëpiake në një banesë dhe 15.000 lekë në një dyqan në qytetin e Peshkopisë.
Policia e Dibrës mori informacione për të se kryente vjedhje banesash dhe lokalesh në qytetin e Peshkopisë, prandaj organizoi punën duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij.
Ndërkohë vijon puna edhe për dokumentimin e disa vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.
Materialet do t’i referohen Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme.