Një 43-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi hyri me armë në lokal duke kërcënuar me pistoletë qiradhënësen.
Ngjarja ndodhi në rrugën “Spiro Çipi”, ku ai hyri me armë zjarri dhe po kërcënonte për motive të dobëta shtetasen e identifikuar si P.R.
Menjëherë u njoftua policia, që arriti në kohë dhe parandaloi një ngjarje të rëndë kriminale.
I dyshuari i identifikuar si A.U., lindur dhe banues në Tiranë, ka qenë i dënuar më parë për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.
Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë, e cila është dërguar në laboratorin kriminalistik, për ekzaminime të mëtejshme.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosje” dhe “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim.
/a.r