Kolosi Facebook mbyll shënoi një rënie drastike të aksioneve në Wall Street me tituj që kanë humbur deri në 8% duke ”djegur” kështu mbi 50 miliardë dollarë kapital.
Ekipi i Mark Zuckerberg ka paguar zhgënjimin e investitorëve për tremujorin e fundit.
Media më e njohur sociale në botë regjistroi në tremujorin e fundit të 2019 të ardhura më të larta sesa pritej për 21,08 miliardë dollarë, një rekord për kompaninë edhe nëse është rritja më e ulët ndonjëherë, më pak se 25%.
Në praktikë, tremujori i kaluar ishte i katërti radhazi që rritja e të ardhurave për Mark Zuckerberg ishte më pak se 30%. Numra që zhgënjejnë investitorët.
/a.r