Janë zbuluar detaje të reja për kinezët që dyshoheshin se kishin koronavirus në kroçeren që u bllokua në portin italian Civitavecchia.
7 mijë persona ishin në bord e anijes që mbahej në portin rreth 35 milje në veri të Romës. Një grua 54-vjeçare nga Macau kishte ethe dhe vështirësi në frymëmarrje, simptoma që e kanë edhe personat e infektuar me virusin vdekjeprurës.
Ajo dhe bashkëshorti, i cili nuk kishte të njëjtat simptoma, u dërguan me urgjencë në izolim dhe u testuan për virusin.
Ministria e shëndetësisë e Italisë ka konfirmuar se dy pasagjerët kanë rezultuar negativ ndaj testit që ka vrarë 170 njerëz deri më tani në qytetin e Wuhan.
Pas daljes së rezultateve, pasagjerët janë qetësuar duke mos pasur më frikë për rrezik nga Koronavirusi.
Ndërkohë, kryeministri i Italisë Conte ka dhënë urdhër që të mbyllet linja ajrore Itali-Kinë. Shifrat e fundit numërojnë 215 të vdekur dhe rreth 9000 të infektuar.
/a.r