Mijëra njerëz mund të jenë ekspozuar ndaj virusit vdekjeprurës në Australi, ku deri tani janë konfirmuar 9 pacientë.
Rreth 49 mijë persona kanë udhëtuar nga Kina për në Australi brenda një jave, ndërkohë që është deklaruar gjendja e emergjencës globale.
Katër njerëz në Sidnej, tre në Melburn dhe dy në Gold Coast janë goditur me virusin vdekjeprurës në javët e kaluara.
Secili udhëtoi nga Ëuhani, qyteti kinez nga ku ndodhi shpërthimi. Gjatë kësaj kohe, një pjesë e madhe e njerëzve nuk e dinin se ishin të sëmurë dhe qëndronin me njëri-tjetrin, pa e ditur se mund të infektonin të tjerë.
Deri tani janë konfirmuar 213 viktima nga koronavirusi dhe mbi 9 mijë të infektuar në të gjithë botën.
/a.r