Një 24-vjeçar nga Shkodra është vënë në pranga pas kontrollit të ushtruar në banesën e tij.
Burime nga policia bëjnë me dije është finalizuar operacioni i koduar “Kiras”, ku u arrestuar shtetasi me inicialet S. B., banues në lagjen Guerile, Shkodër.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, janë gjetur gjetën dy armë zjarri pistoleta, një palë dylbi, dy krëhëra automatiku me 60 fishekë, dy krëhëra pistolete me 14 fishekë, targa automjetesh, 3 telefona celular, aparat DVR, një thikë, një automjet e sende të tjera.
Materialet ia kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, ndërsa mbi të riun rëndon akuza e “armëmbajtje pa leje”.