Shumica parlamentare terhiqet nga votimi per “Paketen antishpifje”, nderkohe qe ne rendin e dites ishte parashikuar votimi per dekretin e Presidentit Meta, qe kerkoi mosmiratimin e kesaj pakete.
Nga foltorja e Kuvendit, kreu i grupit parlamentar te PS-se, Taulant Balla kerkoi “Të shtyhet shqyrtimi i dekretit të Presidentit, deri sa te vije qendrimi i kerkuar nga Komisioni i Venecias”.
“Kërkojmë që diskutimi të qëndrojë në program, por të shtyhet diskutimi deri sa Komisioni i Venecias, më 20 a 21 mars ta sjellë raportin e vet dhe sikurse kemi bërë në shumë momente te rëndësishme si të Reformës në Drejtësi, Venecia ka dhënë propozime shumë të mira që janë reflektuar, sikurse kemi edhe ligje të tjera që i kemi përmirësuar”, tha Balla.
Pas saj ka replikuar deputetja e opozites se re ne Kuvend, Rudina Hajdari, e cila nuk ka qene dakord me kete shtyrje.
Sipas saj, deputetet jane pergatitur dhe duan te flasin, ndaj nuk ka pse te shtyhet diskutimi.
“Atehere cfare te bejme thoni ju, te mos presim opinionin e Venecias”, tha kryeparlamentari Ruci.
Per Ballen nje qendrim i tille i opozites eshte i pakuptimte dhe i pavend. Pas kesaj, Ruci ka nderprer per pak caste seancen plenare.
g.kosovari