Zyrtarët amerikanë bëjnë me dije se kanë zbuluar tunelit më të gjatë që kalon nga Meksika për në SHBA që përdorej nga narkotrafikantët.
I gjatë 1313 metra, tuneli është i pajisur me ashensor, shina, dranazh, sistem ajrimi dhe tension të lartë.
Ky nënkalim lidh një zonë industriale në qytetin meksikan të Tijuanas me San Diegon në SHBA. Deri tani nuk është bërë asnjë arrestim dhe nuk u gjet drogë në tunel.
Autoritetet ende nuk deklarojnë se kush janë personat që e kanë ndërtuar.
Por mendohet që tuneli duhet të jetë vepër e kartelit meksikan të Sinaloa, i cili konsiderohet nga autoritetet amerikane si një ndër organizatat më të mëdha të trafikut të drogës në botë.
Themeluesi i tij Joaquin “El Chapo” Guzman është duke vuajtuar një dënim të përjetshëm në SHBA.
g.kosovari