Mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve u dha premiera e filmit të dytë të Ermal Mamaqit, “I love Tropoja”. Në këtë event ishin të pranishëm shumë personazhe të njohur, por mungonte Elvana Gjata, mikesha e ngushtë e Ermal Mamaqit. Por edhe pse nuk ishte e pranishme, aktori e falënderoi atë, ku u shpreh se ajo ka një kontribut të barabartë me të në këtë sukses. Por në një moment ai e thumboi atë çmimin që mori në Festivalin e RTSH-së.
“Dua të falenderoj një njeri shumë special që ka një kontribut të barabartë me mua për këtë sukses, faleminderit shumë Elvana Gjata. Elvana Gjata nuk ia doli të vinte sot, sepse kishte një angazhim shumë të madh dhe meqë nuk ia doli, po i them nga kjo skenë: Mirë ta bënë që të vunë dysh!”, tha Mamaqi duke iu referuar vendit të dytë që mori Elvana në këtë festival, raporton Icon Style.
g.kosovari