Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në Malësinë e Madhe, në aksin Shkodër-Koplik.
Aksidenti ndodhi pranë fshatin Vrakë, ku një 49-vjeçar është përplasur nga një makinë në rrugë dhe për pasojë është plagosur rëndë.
I plagosur është transportuar për në spital, ndërsa automjeti që shkaktoi aksidentin, sipas policisë, ka ikur nga vendngjarja. Policia tha se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes.
Informacion Paraprak i Policisë Shkodër:
Më datë 29.01.2020, ora 22:30, në aksin rrugor Shkodër – Koplik, në vendin e quajtur “Ura e Vrakës“, fshati Vrakë, Malësi e Madhe, një mjet ende i pa identifikuar, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes, ka aksidentuar shtetasin I. I. 49 vjeç, banues në fshatin Boriç i Madh, Malësi e Madhe dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Shkodër.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit
Në vendngjarje grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
g.kosovari