Një shpërthim tritoli është dëgjuar mbrëmjen e sotme në murin e jashtëm të një lokali në Durrës.
Sipas informacionit paraprak të policisë:
“Më datë 29.01.2020, rreth orës 21:00, në lagjen Nr 13, Plazh, në murin e jashtëm të një lokali, në pronësi të shtetasit M.S., 59 vjeç, i cili ishte i mbyllur, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar si lëndë plasëse, nga e cila ka vetëm dëme materiale.
Ndërkaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit/ve. /e.s/