Fjalën e tij në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të OSBE-së, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e nisi me ngushëllime për jetët e humbura në Shqipëri nga tërmeti i 26 nëntorit.
Ai ndau personalisht ngushëllimet për vetë kreun e qeverisë që humbi të fejuarën e djalit, Kristi Reçin.
“Kryeministër Edi Rama është kënaqësi t’iu shohim sërish. Ne jemi të gjithë të shokuar nga tërmeti që goditi Shqipërinë nëntorin e kaluar.
Të gjithë ndjemë dhimbjen e atyre që vuajtën. Edi, ju përjetuat gjithashtu një humbje personale, Ju lutem pranoni ngushëllimet e mia të sinqerta, për të gjitha ata që humbën të dashurit nga tërmeti. Ne qëndrojmë dhe veprojmë bashkë kur njëri vuan”, tha Jens Stoltenberg.
g.kosovari