Në konferencën e mbajtur në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria i ka strehuar muxhahedinët dhe do vazhdojë ta bëjë një gjë të tillë.
Ai tha se Shqipëria ka pranuar t’i japë strehë disa mijëra njerëzve, jeta e të cilëve është kërcënuar nga regjimi i Teheranit.
“Është pjesë e asaj çka ne jemi, e traditës sonë. Ne kemi qenë vendi i vetëm që pas Luftës së Dytë Botërore kishte më shumë hebrenj dhe vendi ynë ishte një shtëpi e sigurt për ta. E kemi bërë edhe këtë gjë si një operacion humanitar”, u shpreh Rama.
Ai shtoi se nuk do të ndryshohet tradita dhe qasja tonë kundrejt këtyre njerëzve.
Lidhur me aktivitetet e dyshuara keqbërëse në Shqipëri, Rama tha se, “Kemi dëbuar diplomatët dhe njerëz të tjerë, që janë jashtë aktivitetit të rregullt të pjesës diplomatike. Nuk jemi të vetëm,. Jemi pjesë e një aleance të madhe dhe ky është një operacion që është zhvilluar krah vendeve anëtare të NATO-s”, tha Rama.
g.kosovari