Një tërmet i fuqishëm 7,7 ballë goditi të martën në Detin e Karaibeve, midis Xhamajkës dhe Kubës.
Instituti gjeologjik amerikan informoi se epiqendra ishte në një largësi të barabartë nga dy shtetet, dhe ndodhi rreth orës 2:10 të pasdites me kohën lokale.
Një zonë e gjerë e shtrirë nga Meksika në Floridën amerikane po ashtu ndjeu lëkundjet e forta, duke nxjerrë jashtë në panik banorët e kryeqytetin kuban.
“Tërmeti u ndje fort këtu. U evakuan njerëzit, punonjësit dhe turistët që ndodheshin në hotele, shumë njerëz,” tregoi një banor vendës.
Policia në Miami evakuoi disa ndërtesa si një masë paraprake.
Asnjë vdekje ose plagosje nuk është raportuar dhe shtrirja e dëmtimit është ende duke u shfaqur ndërsa imazhet e reja treguan se si shkarkimi i tërmetit shtyu sipër ujërat e zeza duke shpërthyer në ajër pusetat e trotuareve dhe rrugëve të Ishujve Kajman.
Në rajone të caktuara u vërejtja hapje të thella të tokës dhe akseve rrugore.
Autoritetet njoftuan fillimisht edhe për rrezikun e një cunami që mund të sillte dallgë deti deri 1 metër të larta, por ky fenomen fatmirësisht nuk u shfaq.
Claude Diedrick, i cili zotëron një biznes në Montego Bay, Xhamajka, rreth 86 milje në juglindje të epiqendrës, i tha AP se ai ishte ulur në automjetin e tij duke lexuar kur toka filloi të lëkundet.
“Më dukej sikur isha në një urë dhe sikur të kishte dy ose tre kamionë të rëndë dhe ura po binte në erë, por nuk kishte kamionë,” tha ai.
Diedrick tha se ai nuk kishte parë ndonjë dëmtim serioz në zonë.
Një lëkundje e fortë u raportua në Santiago, qyteti më i madh në Kubën Lindore.
“Të gjithë ishim ulur dhe ndiejmë që karriget lëvizin,” i tha AP Belkis Guerrero, e cila punon në një qendër kulturore katolike në zemër të Santiago. “Ne dëgjuam zhurmën e gjithçkaje që lëvizte.”
Guerrero tha se nuk kishte dëme të dukshme në qendër të qytetit kolonial.
“Ndihej shumë e fortë por nuk duket se ka ndodhur asgjë,” tha ajo.
Agjencia e Menaxhimit të Katastrofave në Ishujt Kajman paralajmëroi qytetarët që janë afër bregut të evakuohen si një masë paraprake.