Një argjendari ka rënë pre e vjedhjes në qytetin e Librazhdit. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës nga persona ende të paidentifikuar. Mësohet se argjendaria në fjalë është në pronësi të 64-vjeçarit Skënder Xhanit, banues në Librazhd. Skënder Xhani mësohet se është kunati i deputetit socialist, Bashkim Fino.
Sipas mediave informative, ngjarja ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm dhe fillimisht hajdutët kanë hyrë në banesën e biznesmenit ku kanë marrë çelësat dhe më pas kanë hyrë në argjendarinë e tij.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. /e.s/