Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Lezhë-Shkodër në afërsi të Balldrenit. Në këtë aksident është përfshirë një automjet tip ‘Benz’ drejtuesi i të cilit ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga.
Pas përplasjes makina ka shpërthyer në flakë. Fatmirësisht nga ky aksident nuk ka patur persona të lënduar. Makina, sipas mediave informative, ka qenë luksoze dhe është shkrumbuar e gjitha.
Sakaq, policia e mbërritur në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes. /e.s/