Një person ka rënë aksidentalisht nga lartësia e një pallati dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.
Ka humbur jetën TH.R, 62 vjeç, banues në qytetin e Durrësit.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23: 30, në një pallat në ndërtim në zonën e Currilave.
Viktima TH.R, rezulton se ishte roja i atij pallati i cili ishte në ndërtim e sipër.
Sipas mediave informative, lartësia nga e cila ka rënë viktima ishte e konsiderushme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Informacioni i Policisë:
Më datë 28.01.2020, rreth orës 23:30, në një ndërtesë është rrëzuar aksidentalisht,shtetasi Th.R., 62 vjeç, banues në Durrës, ku për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /e.s/