Tërmeti i mbrëmjes së sotme me magnitudë 4.9 ka ‘zgjuar’ te qytetarët e Durrësit frikën nga lëkundjet, duke iu kujtuar ngjarjen e njëjtë të 26 nëntorit.
Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për ‘BalkanWeb’ se të shumtë kanë qenë durrsakët që kanë lënë banesat dhe kanë zgjedhur si alternativë që të lëvizin me makina, apo dhe të qendrojnë brenda tyre. Siç shihet dhe nga pamjet tek stacioni i trenit të qytetit bregdetar, të shumë janë qytetarët që ikin me makina.
Kujtojmë se Durrësi ishte një ndër qytetet më të goditura nga tërmeti i 26 nëntorit, ku përveç jetëve të humbura, u shkatërruan qindra banesa. BW