Shkrimtari i njohur Ylljet Aliçka i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” , duke folur për figurën e Ismail Kadaresë në 84-vjetorin e tij të lindjes, i pyetur nëse shkrimtari i madh ishte një disident, ai tha se di se ishte kurajoz.
Alicka shtoi se çdo njeri, çdo shkrimtar përpiqet për veten dhe për familjen, ndërsa shtoi se talenti i tij doli në dritë dhe falë Kadaresë, letërsia shqiptare njihet sot në Europë e botë.
“Unë di se ka qenë kurajoz. Sigurisht që cdo njeri, cdo shkrimtar do punoj për veten, për familjen. Ka qenë i mençur për t’u promovuar. Falë talentit të tij, ai i ka sjellë dobi Shqipërisë dhe shoqërisë shqiptare.
Ai diti që të sensibilizojë opinionin ndërkombëtar. Kadare luajti në atë hapësirë të vogël, në atë strukturë. Fenomeni Kadare sot është shumë i njohur. Kadare donte lirinë në atë kohë dhe realisht ia doli të njihej, të njihej botërisht”, deklaroi Alicka.