Prokurori Ervin Karanxha ka vendosur të pushoje hetimet për punonjësin e burgut “313” Egli Pashollarin, që tentoi të fuste pije alkoolike në qelinë e Emiljano Shullazit.
Në një vendim që mban datën 16 janar, Karanxha argumenton se punonjësi i burgut, Egli Pashollari nuk ka kryer vepër penale, pasi pijet alkoolike nuk janë të dëmshme për shëndetitin.
Pashollari ka tentuar që pijet alkoolike ne dhomen e Shullazit ti fuse naten e vitit te ri, por eshte kapur nga kontrollorët, ku më pas, për rastin ne fjalë ështe bërë kallëzim penal ne Prokurorinë e Tiranës.
Pas hetimeve që kanë zgjatur 16 ditë nga Prokuroria, është vendosur që tentativa për të futur pije alkoolfike si raki, verë dhe xhin të mos konsiderohet si vepër penale.
Në vendimin e pushimeve të hetimit, prokurori Karanxha jep 4 argumente që cuan në një vendim të tillë, raporton RTSH.
Së pari, prokuori thotë se nata e vitit të ri është festë tradicionale qe duhet festuar e prandaj është tentuar që të futet alkool në burg.
Një argument tjetër që ka cuar prokurorinë në pushimin e hetimeve është edhe sekuestrimi që u është bërë pijeve alkoolike pa u futur në burg, e prandaj sipas Karanxhës nuk kemi të bëjmë me një vepër penale.
Një arsye tjetër që nuk është nisur procedimi penal ndaj punonjësit të burgut është edhe fakti se pija alkoolike nuk është e ndaluar me ligj.
Shullazi mori vëmendjen e medias ditët e fundit edhe për faktin se deri para pak kohësh ka qenë përgjegjës I biblotekës së burgut 313 dhe që pas largimit të tij, asnjë nuk pranon që të mbajë këtë detyrë. RTSH