Kobe Bryant kishte një dashuri të madhe për fluturimet me helikopter.
Legjenda e basketbollit amerikan prej vitesh kishte bërë të tijin një mjet të udhëtimit ajror ku udhëtonte me miqtë e tij. Sipas asaj që raportojnë mediat amerikane Kobe Bryant kishte vendosur një pakt me gruan dhe fëmijët së në asnjë moment të mos udhëtonin bashkë.
Kjo për faktin se i druhej një tragjedie e cila për fat të keq ndodhi të dielën e 26 janarit në kodrat e Calabasës në Kaliforni. Si pasojë e këtij aksidenti ajror Kobe Bryant bashkë me vajzën e tij Giana dhe 7 personat e tjerë të ndodhur në bord humbën jetën. Ky detaj interesantë nënkupton se legjenda e basketbollit Amerikan duke se e ka ndjerë se e keqja mund të vinte nga udhëtimet ajrore.
g.kosovari