Ditën e sotme do të mbahet në Bruksel Samiti për Ballkanin perëndimor. Përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor të drejtuar nga Presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli do të flasin lidhur me perspektivën europiane të vendeve të tyre.
Mësohet se në axhendën e këtij samiti ku do të marrë pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, është procesi i zgjerimit të Bashkimit Europian si dhe disktutimet për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Në këtë samit do të marrin pjesë përfaqësuesit e Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.
/a.r