VIDEO/ A e parashikoi filmi “The Simpson”, përhapjen e koronavirusit

Virusi1

 

Seriali mjaft i njohur amerikan “The Simpson” që tregon jetën e një familjeje në SHBA është i njohur për një sërë parashikimesh për ngjarje të ndryshme të ndodhura në Amerikë, por edhe në mbarë botën.

Duket se këtë herë, “The Simpson” kanë parashikuar edhe koronavirusin, e këtë e kanë bërë në një skenë të serialit, të filmuar në vitin 1993.  Në këtë episod, që korrespondon me sezonin e katërt, shfaqet një sekuencë në të cilën një punëtor japonez, nga qyteti i Osaka, kollitet para një kutie drejtuar Homer Simpson, dhe i kërkon të mos thotë asgjë në lidhje me shqetësimin e tij.

Pas 6 apo 8 javësh, kutia mbërrin në destinacion, ndërsa kur Homer e hap atë, prej kutisë fillon e shpërndahet një mjegull jeshile, që shkaktoi një sëmundje të rrallë tek Homeri. Në serial, kuti të tilla marrin edhe banorë të tjerë të Springfield, duke e përhapur epideminë.

Coronavirus 2019-nCoV u zbulua për herë të parë në dhjetor 2019 në qytetin kinez Uuhan, një qytet i banuar nga 11 milion njerëz, e sëmundja besohet se është e lidhur me konsumin e ushqimit të detit dhe peshqve.  Të prekurit kanë ethe dhe lodhje, të cilat shoqërohen me kollë të thatë dhe gulçim.

Në raportin e fundit të publikuar nga autoritetet shëndetësore në Kinë, tashmë ka 25 vdekje të konfirmuara në atë vend dhe numërohen 830 raste të konfirmuara. Aktualisht ka raste të dokumentuara në Shtetet e Bashkuara, Japoni, Tajvan, Singapor, Korenë e Jugut, Kamboxhi dhe Vietnam, pergatiti BW.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com