Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takim “kokë më kokë” me kancelaren gjermane Angela Merkel, lidhur me konferencën e donatorëve që do të mbahet në muajin shkurt në Shqipëri, ku kryeministri tha se Merkel është angazhuar që konferenca të jetë e suksesshme.
Në një video që ka postuar në facebook nga takimi me Merkelin, kryeministri ka replikuar me komentuesit të cilët e kanë ngacmuar lidhur me përplasjen e fundit mes tij dhe kryeministrit të Kosovës në detyrë Ramush Haradinaj, për akuzat e lobimit.
Haradinaj disa ditë më parë e akuzoi Ramën se ka lobuar për ndarjen e Kosovës. Ndërsa vetë kryeministri në përgjigjen e tij thotë se ‘politika e tij qorre e ka dëmtuar Kosovën’.
Komentuesi e ka pyetur Ramën nëse vërtet ka lobuar, kurse kryeministri i drejtohet duke i thënë se edhe ai ka rënë ‘viktimë e baltaxhinjve profesionistë të politikës e të medias’.
Rama me komentuesit:
Komentuesi: Përshëndetje Kryeministër Rama deshta më javë ba një pyetje a po loboni ndonjeher për Kosovën.
Edi Rama: Kjo pyetje tregon se ti vella je viktime e baltaxhinjve profesioniste te politikes e te medias ne Prishtine e ne Tirane kunder perpjekjeve te mia per Shqiperine e per Kosoven bashke, po ani s’ka problem se koha i ve ne vend te gjitha nderkohe qe Kosova po humbet kohe e po humbet respekt nderkombetarisht per shkak te disave qe i’a duan te miren me llafe dhe i’a bejne demin me veprat e tyre!
Komentuesi: Do të, do të, do të.
Edi Rama: e para ishte Fjala, Fjala ishte Zoti dhe Zoti ishte fjala, keshtu nis Libri i Shenjte dhe nga fjala nisin te gjitha i dashur mik.