Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” duke folur për koronavirusin, tha se Shqipëria po i paraprin situatës.
Manastirliu tregoi sesi qeveria ka ngritur një task forcë edhe pse nuk ëhstë shënuar asnjë rast, kurse shtoi se qeveria shqiptare ka mundësi që brenda 24 orëve të marrë përgjigje laboratorike, nëse dikush është apo jo i prekur nga ky virus.
“Task Forca që kemi mbledhur më prezencën e ekspertëve, me prezencën e policisë së Kufirit, duke u ndërgjegjësuar për servijimin dhe menaxhimin e rastit. Jemi mbledhur për të pasur një protokoll unik. Ne jemi të përgatitur.
Ne aktivizojmë planin e emergjencës kur emergjenca ndodh. Për momentin kemi aktivizuar të gjitha strukturat tona, të kujdesit vendor shëndetësor, kemi spitalet e vëna në shërbim dhe në mobilizim për survejim, kontrolle dhe mbrojtje.
Ne kemi laborator të certifikuar mikro-biologjik në QSUT. Ne për 24 orë mund të kemi informacion që prekemi apo jo nga koronavirus, kemi mundësi investigimi edhe më tutje nga ana laboratorike. Unë e them se si qeveri kemi mundësi të mos mungojë asgjë. Nuk është rasti për vënie emergjence, por duhet të shikojmë me kujdes situatën. Situata është konsideruar emergjente për Kinën nga OBSh, por jo për botën”, deklaroi Manastirliu.