Ylli i popit, Billie Eilish ka thyer rekord në çmimet e eventit të madh të muzikës “Grammy” duke rrëmbyer pesë trofe, përfshirë atë të artistes së re më të mirë dhe këngën e vitit.
18 vjeçarja fitoi dy çmime me albumin “When We All Fall Asleep Where Do We Go”.
“Bad Guy” i dha trofeun për ‘Rekordin më të mirë të vitit’ dhe për ‘Këngën më të mirë të vitit’.
Ajo zëvendëson Taylor Swift si këngëtarja më e vogël që ka fituar një çmim kaq të madh.
“Unë tallem shpesh me këto gjëra, por dua të them se jam shumë mirënjohëse”, tha Billie pasi mori çmimet.
Ajo është personi i parë që arriti këtë sukses që kur fitoi Christopher Cross në 1981. Triumfet nuk u ndalën tek Billie, por vazhduan edhe tek familja.
Vëllai i madh i saj, Finneas O’Connell, fitoi çmim si producenti i vitit për punën e tij në albumin e saj.
Ai tha se puna më e madhe është bërë në shtëpi sepse është më krijues kur ndodhet në ambient të rehatshëm.
Kujtojmë se para disa kohësh, Billie deklaroi se tentoi vetëvrasjen prej famës që po e pengonte të shijonte jetën si adoleshentët e tjerë.
/a.r