Kryedemokrati Lulzim Basha ka shprehur mëngjesin e sotëm dhimbjen e madhe të ndarjes nga jeta të legjendës së basketbollit Kobe Bryan.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Basha shprehet se kjo ngjarje është një lajm tragjik për sportdashësit dhe për ata që për vite të tëra janë mbërthyer para ekranit për të parë atë.
Basha shkruan se të gjithë janë të tronditur për vdekjen e tij të dhimbshme dhe të vajzës së tij 13- vjeçare Gianna.
STATUSI I LULZIM BASHËS
Aksidenti ku humbi jetën Kobe Bryant dhe vajza e tij, është një lajm tragjik për të gjithë sportdashësit dhe për ata që me vite të tëra janë mbërthyer para ekranit për të ndjekur legjendën e basketbollit.
Të gjithë jemi të tronditur nga humbja e dhimbshme e tij dhe e vajzës së tij Gianna.
U prehshin në paqe!
/a.r