Një tjetër lëkundje e fortë tërmeti, është shënuar gjatë natës së lënë pas në vendin tonë.
Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit bën me dije se tërmeti është regjistruar në orën 01.04 pas mesnate.
Bëhet fjalë përt një tërmet me magnitudë 3.6 ballë të shkallës rihter.
Epiqendra e tij ka qenë në fshatin Bubq të Fushë Krujës, me një thellësi prej 34 kilometrash.
Pavarësisht panikut tek banorët, fatmirësisht nga tërmeti nuk ka pasur dëme. Fshati i Bubqit është një prej më të goditurve nga tërmeti i 26 nëntorit, ku një pjesë e mirë e banorëve po jetojnë në çadra, për shkak të dëmtimit të shtëpive të tyre.
/a.r