Në kohën kur ra tërmeti me madhësi 6.8 ballë në provincën Elazig të Turqisë, një grua solli në jetë foshnjën e saj.
Lindja ndodhi në një klinikë private në provincën Malatya, teksa ndërtesa e spitalit dridhej si shumë të tjera në zonën e goditur.
Gjinekologu dhe mamitë ruajtën qetësinë dhe u kujdesën për nënën dhe për foshnjën e sapo ardhur në jetë.
Njëra nga mamitë mban të sapolindurin.
“Unë nuk mund të lija nënën dhe foshnjën, pavarësisht tërmetit“, shprehet mjekja gjinekologe që po asistonte lindjen.
“Më duhej të qëndroja e qetë dhe të mos kisha panik për garantuar shëndetin e nënës, fëmijës dhe stafit. Për fat të mirë, edhe nëna, edhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore”, deklaroi mjekja. /e.s/