Të tjera detaje janë zbardhur nga ekzekutimi mafioz i 45-vjeçarit shqiptar, në Romë. Mediet italiane raportojnë se trupi i pajetë i shqiptarit është gjetur në tokë, ngjitur me një mjet “Toyota Grey” të parkuar. Ndërkohë, nga të shtënat me armë plumbat kanë shpuar edhe dy makina të parkuara, aty pranë.
Shqiptari i ekzekutuar ishte me precedentë penalë dhe kishte disa vite në burg. Ai kishte dalë për të takuar familjen dhe është vrarë jashtë banesës, në momentin që po kthehej në qeli.
Hetuesit e policisë po përpiqen të rindërtojnë orët e fundit të burrit, lëvizjet e tij dhe kontaktet e fundit që kishte. Menjëherë pas vrasjes, në vendngjarje ka mbërritur vëllai i viktimës, një 20-vjeçar i dëshpëruar, duke bërtitur dhe duke qarë.
Policia ka deklaruar se zona ndodhet në kufi me Tufellon, një nga shumë sheshet në kryeqytet, afër SanBa-s, e njohur për të gjitha llojet e drogave dhe në duart e krimit të organizuar. Hetuesit mendojnë se ngjarja ka ndodhur për larje hesapesh midis klaneve kriminale.
Për të kuptuar ekzekutimin e ftohtë, duhet të mbahet mend se zonat e Tufello dhe San Basilio janë epiqendra e vrasjeve dhe trafikimit të paligjshëm për një kohë të gjatë.
Hetimet kanë zbuluar se krimi i nëndheshëm drejtohet nga kriminelë të fuqishëm shqiptarë. Atje jetojnë “kokat” e trafikut, organizatorët dhe dhjetëra shpërndarës rruge të gatshëm për të shitur doza kokaine, hashashi dhe marijuane. BW