Faqja e njohur britanike online inews.co.uk ka rekomanduar edhe Shqipërinë në një artikull të saj disa vende të botës si frymëzim për të ndihmuar pushuesit të gjejnë destinacionet e duhura për të kaluar pushimet.
”Shqipëria është një destinacion i qetë për pushime”, shkruan inews.co.uk.
”Pamja e bukur e pushimeve në plazh nuk ka nevojë për shpjegime, por ka alternativa për vendet mesdhetare më të preferuara, më të populluara dhe ku dielli shkëlqen. E gjendur midis Greqisë dhe Malit të Zi, Shqipëria ka qëndruar prej kohësh nën hijen e fqinjëve të saj, pavarësisht plazheve të artë, ujit të kaltër dhe gjireve të qeta”, thekson faqja britanike.
”Linja ajrore ‘EasyJet’ do të kryejë fluturime të drejtpërdrejta nga aeroporti i Gatwick-ut për në kryeqytetin Tiranë duke filluar nga data 1 maj, për 85 sterlina.
Tirana është më pak se një orë larg bregdetit, ku pikat kryesore përfshijnë plazhin në Durrës që ndodhet 10 kilometra larg kryeqytetit dhe Spillenë që është kryesisht vend pushimi për familjarë.
Më tej në jug ndodhet riviera e kaltër shqiptare që të çon drejt Korfuzit”, përfundon inews.co.uk.