“Izraeli duhet të njohë sa më parë Shtetin e Kosovës”, u shpreh presidenti Meta në një intervistë për “The Times of Israel”.
Këtë javë, Meta ishte në Jeruzalem për ceremonitë që shënuan 75-vjetorin e çlirimit të Aushvicit. Në intervistën për gazetën izraelite, Meta theksoi se dëshiron që Izraeli ta njohë sa më shpejt Pavarësinë e Kosovës pasi ka një simpati të madhe mes dy popujve.
“Kosova dhe Izraeli kanë një miqësi të madhe. Ne dëshirojmë dhe shpresojmë që Izraeli ta njohë pavarësinë e Kosovës sa më shpejt të jetë e mundur. Unë nuk mund të flas në emër të secilit vend, por ka simpati të madhe midis kosovarëve për hebrenjtë, dhe anasjelltas. Shpresoj se do të vijë koha. Deri atëherë, të gjitha mundësitë për bashkëpunim dhe zhvillim dypalësh duhet të shfrytëzohen”, – tha Presidenti Meta.
Në intervistë, Meta foli për një nga qëllimet e ëndrrat e Shqipërisë, anëtarësimin në Bashkimin Europian.
“Ne jemi shumë të vendosur për t’u anëtarësuar në BE. Është e vërtetë që Presidenti Macron ka kërkuar të rishikojë metodologjinë e zgjerimit të BE-së, dhe shpresojmë që kjo metodologji të rishqyrtohet shumë shpejt. Unë fola me të nëntorin e kaluar kur isha në Paris. Ne jemi në kontakt me BE-në dhe shpresojmë që së shpejti do t’i hapë rrugë vendimeve pozitive për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, u shpreh ai.
Para se të përfundoja intervistën tonë, unë e pyeta Presidentin Meta nëse Shqipëria po punon me qetësi prapa skenave për të nxitur vendosjen e lidhjeve diplomatike midis dy miqve të saj më të mirë: Kosovës dhe Izraelit.
g.kosovari