Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç deklaroi se vendi i tij bashkëpunon ngusht me partnerët tjerë që, siç u shpreh, të zhbllokojë fillimin e bisedimeve aderuese të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Duke kujtuar se në maj të këtij viti në Zagreb do të mbahet Samiti për Ballkanin Perëndimor, ai tha se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në bllokun evropian është përgjegjësi historike dhe strategjike e tërë BE-së.
“Shpresojmë që me metodologjinë e re lidhur me bisedimet aderuese dhe raportet e progresit, do të vijmë në një atmosferë më të favorshme për të mundësuar një vendim pozitiv”, tha Plenkoviç në një intervistë për Anadolu Agency (AA) gjatë Forumit të 50-të Ekonomik Botëror në Davos.
Ai theksoi se Kroacia mori Presidencën gjashtëmujore të BE-së në janar, duke shtuar se prioritetet e saj kryesore gjatë kësaj periudhe do të jenë çështja e Brexit-it dhe buxheti i BE-së për shtatë vitet e ardhshme si dhe Ballkanin Perëndimor.
Plenkoviç potencoi se Kroacia dhe Turqia janë vende miqësore, duke përmendur se pret që biznesmenët turq të vazhdojnë investimet në vendin e tij në periudhën e ardhshme.
Sipas tij, të dyja vendet kanë partnerite shumë të fortë tregtar, duke shtuar se duhet të rrisin më tej tregtinë e ndërsjellë në periudhën e ardhshme.
“Ne kemi marrëdhënie shumë të mira që është shumë pozitive dhe punojnë në atë që bashkëpunimin tonë ta thellojmë në mënyrë shtesë”, tha Plenkoviç, duke shtuar se është në dijeni se Turqia tashmë një kohë të gjatë gjendet në rrugën për në BE, më saktë që nga viti 1963.
Kryeministri kroat shprehu besimin se dialogu i nivelit të lartë duhet të zhvillohet në mënyrë që të arrihet një zgjidhje për çështjet lidhur me pranimin e Turqisë në bllokun evropian.
I pyetur nëse para 1 korrikut të vitit 2013, kur Kroacia u bë anëtare e BE-së, rreth 200 mijë turq vizituan vendin çdo vit dhe pas anëtarësimit vetëm 30-35 mijë, Plenkoviç tha se është në dijeni të kësaj.
Ai theksoi se po bëhen përpjekje të mëdha në këtë drejtim për ta bërë më të lehtë për qytetarët turq që të marrin viza për të hyrë në Kroaci.//AA