Një tërmet me madhësi paraprake prej 6.8 ballë tronditi Turqinë Lindore të Premten, duke shembur disa ndërtesa dhe duke të vrarë të paktën katër njerëz, thanë zyrtarët turq.
Tërmeti goditi Turqinë në 19:55, dhe kishte epiqendrën në një thellësi prej 6.7 kilometra afër qytetit të Sivrice në provincën Elazig lindore, – tha Presidenca e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave. Tërmeti i fortë u pasua nga disa pas goditje, më të fortat me magnituda 5.4 dhe 5.1.
Ministri i Brendshëm Suleyman Soylu tha se dy prej viktimave u vranë në provincën Elazig dhe dy të tjerë në provincën e afërt Malatya, sipas Agjencisë shtetërore Anadolu.
Më parë, Soylu tha për televizionin NTV se shpëtimtarët po përpiqeshin të arrinin të mbijetuarit pasi një ndërtesë katër ose pesë-katëshe u rrëzua në qytetin e Maden, në Elazig. Rreth 4-5 ndërtesa u rrëzuan në Sivrice, ku dy njerëz u lënduan, tha ai.
Administratori lokal Cuma Telceken tha se të paktën shtatë persona besohet se janë bllokuar brenda dy ndërtesave të rrëzuara në Maden.
Soylu ishte në një takim mbi përgatitjen e tërmetit kur ra tërmeti.
Ekipet e shpëtimit nga provincat fqinje u dërguan në zonat e prekura, njoftoi Agjencia shtetërore Anadolu. Ministri i Mbrojtjes Hulusi Akar tha që trupat ishin në gatishmëri për të ndihmuar nëse janë të nevojshme.
Qendra e sizmologjisë Kandilli në Stamboll tha që tërmeti ishte 6.5., Ndërsa Shërbimi Gjeologjik i Sh.B.A-së dha madhësinë paraprake 6.7, dhe tha se tërmeti preku jo vetëm Turqinë, por edhe Sirinë, Gjeorgjinë dhe Armeninë.
Qendrat e ndryshme të monitorimit të tërmetit shpesh japin vlerësime të ndryshme.
NTV tha që tërmeti u ndje në disa provinca turke dhe u panë njerëz duke vrapuar jashtë në panik.
Turqia ndodhet në krye të dy vijave kryesore të tërmeteve, që janë edhe të shpeshta. Dy tërmete të fortë goditën Turqinë veriperëndimore në 1999, duke vrarë rreth 18,000 njerëz.
Një tërmet me madhësi 6 ballë vrau 51 njerëz në Elazig në 2010.
/a.r