Një person në Tiranë është kapur nga policia e Tiranës, duke tentuar që të vjedhë një makinë.
Nga efektivët e komisariatit Nr. 3, falë bashkëpunimit me qytetarët dhe reagimit të shpejtë u arrestua në flagrancë D. H., 52 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tij u bë pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e policisë, në tentativë për të vjedhur në mjetin e shtetasit A. L., në rrugën “Nikolla Jorga”, Tiranë.
Aktualisht vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qytetin e Tiranës.
Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë, për veprën penale “Vjedhja, e mbetur në tentativë”.
/a.r