Pamje shqetësuese janë shfaqur në mediat botërore duke treguar njerëz që po shembeshin në rrugët e qytetit kinez në qendër të shpërthimit të ri të koronavirusit.
Dhjetëra video të etiketuara si të ardhura nga Wuhan tregojnë njerëz të shtrirë në rrugë, duke u mbajtur nga mjekët, ose duke u shembur aty ku ata qëndrojnë ndërsa njerëzit me maska për fytyrën nxitojnë ti ndihmojnë.
Lloji i ri i koronavirusit, një sëmundje e ngjashme me SARS që sulmon sistemin e frymëmarrjes, ka vrarë të paktën 26 njerëz dhe ka infektuar 800 në të gjithë botën.
“Daily Mail” shkruan se nuk ka qenë në gjendje të verifikojë videot, të cilat po qarkullojnë gjerësisht në mediat sociale.
Nuk është e qartë se ku apo kur saktësisht janë marrë pjesa më e madhe e pamjeve, megjithëse të gjitha duket se vijnë nga Kina.
Ndërsa sëmundja është e kufizuar kryesisht në Kinë, raste të izoluara janë raportuar në Vietnam, Korenë e Jugut, Tajlandë, Tajvan, Singapor, Hong Kong, Makau dhe Japoni.
Një rast është konfirmuar gjithashtu në shtetin amerikan të Uashingtonit, ndërsa njerëz të shumtë në Mbretërinë e Bashkuar dyshohet gjithashtu se kanë virus.
Të gjitha vdekjet deri më tani kanë ndodhur në Kinë.
Wuhan, një qytet me rreth 11 milion njerëz, është vendosur në mbyllje totale, me rrugë të bllokuara, trenat janë anuluar dhe aeroportet e mbyllura në përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Shtatë qytete të tjera – Ezhou, Huanggang, Chibi, Qianjiang, Zhijiang, Jingmen dhe Xiantao – gjithashtu janë vendosur nën mbyllje totale.
Organizata Botërore e Shëndetit ka refuzuar të deklarojë coronavirus një emergjencë globale shëndetësore në këtë fazë, duke thënë se është ‘shumë shpejt’ për të rritur nivelin e kërcënimit.
Shkollat dhe administratat e arsimit në të gjithë Kinën kanë pezulluar grumbullimet masive ose provimet për shkak të shpërthimit të pneumonisë virale.
Ministria e Arsimit tha se universitetet dhe kolegjet në vend duhet të bëjnë plane për parandalimin dhe kontrollin e rasteve të pneumonisë të shkaktuar nga koronavirusi novel para nisjes së semestrit të pranverës.
Në deklaratën e Ministrisë thuhet se shkollat duhet të njohin si duhet situatën e epidemisë dhe të bëjnë rregullime në përputhje me rrethanat.
Administratave të arsimit dhe universiteteve në zonat më të prekura u kërkohet të ndihmojnë mësuesit dhe studentët të ndërgjegjësohen për sëmundjen./ Javanews
g.kosovari