Sot vendi ynë do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh por që mundësitë për reshje janë të pakta. Vranësirat pritet të shtohen nesër në pjesën e dytë të ditës dhe të dielën pasdite do të kemi reshje. Pritet që reshjet të jenë prezenti deri të hënë paradite.
Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga -4ºC deri në 09ºC, në zonat e ulëta nga 01ºC në 13ºC dhe në zonat bregdetare nga 06°C në 15ºC.
Era do të fryej në drejtim Jugor-Juglindor me forcë valëzimi 4 ballë.
Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash të cilat do të sjellin por që mundësitë për reshje janë të pakta. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -4ºC deri në 05ºC dhe në zonat e ulëta nga -0ºC në 07ºC.
/a.r