Ai e kishte sjellë makinën në servis, disa orë pas tragjedisë. Italiani donte ta riparonte sa më shpejt që të ishte e mundur atë dhe i tha mekanikut që kishte vrarë një dre. Por Nichol Milani, 35 vjeç, punëtor, e dinte që kishte përplasur për vdekje shqiptarin Franko Gijnaj, 36 vjeç, banues në Manta.
Aksidenti tragjik ndodhi të dielën në mbëmje, në parkun Stupinigi, Nichelino. Për t’u rikthyer te ai dhe për ta arrestuar karabinierët, nuk e kishin të lehtë.
Pas kontrolleve të shumta në serrviset e zonës, mbrëmjen e së martës pati një pikë kthese në hetime.
Sipas rikonstruksioneve, ai që kishte marrë përsipër makinën, një Golf i bardhë, nuk ishte në dijeni të fakteve. Kur mbërritën autoritet, ende kishte shenja të dukshme të dëmeve në makinë. Gjurmët e gjakut në kapuç, xhami i thyer dhe mungesa e emblemës së përparme të Volksëagen-it (nga përplasja me viktimën ishte zhdukur dhe ishte marrë nga karabinierët, që në mëngjes).
Servisi në Giaveno ndodhej 20 km larg vendit të ngjarjes së tragjedisë, vendit të vendbanimit të personit të arrestuar. Pas arrestimit, Milani rrëfeu menjëherë pasi filloi marrja në pyetje. Ai u tha hetuesve se ai kishte goditur aksidentalisht këmbësorin, kur po udhëtonte në atë rrugë, me gjasë për shkak të mjegullës. Ai e kishte vërejtur dhe tha që ishte ndalur rreth 300 metra përpara, pa i dhënë sidoqoftë ndihmë. Gjithmonë sipas fjalëve të tij, ai u largua menjëherë pas kësaj, nga paniku. Italiani më vonë do të kthehej në vendin e aksidentit, duke vërejtur një person të shtrirë në rrugë.
Milani sipas “La Stampa” , transemton Noa.al, ndodhet në një burg të Torinos dhe do të duhet të përgjigjet për vrasjen në rrugë dhe mosdhënie të ndihmës. Makina u konfiskua për hetime të mëtejshme.
Funerali i Franko Gjinaj do të bëhet në Malësinë e Madhe, prej nga ku rrjedh familja e tij.
Dje në orët e para të pasdites, ekipi i hetimeve e dha lejen, ndërsa trupi i të ndjerit do të transferohet të shtunën me avion, nga Torino për në Tiranë, nga ku do të arrijë në rajonin verior të vendit. Si prindër të ish-punëtorit, i paaftë për të punuar për 13 vjet, pas një aksidenti në punë, vendosën për t’i dhënë lamtumirën e fundit në vendlindje.
Babai Giovalin dhe nëna Katerina jetojnë dhe punojnë në Villafalletto, ai si punëtor bujqësor, ajo si asistente në shtëpinë tjetër. Franko, i cili dje do të ishte mbushur 36 vjeç, kishte edhe dy vëllezër, Mikele dhe Milenko, të cilët jetojnë në Villafalletto dhe Busca.
Babai i tij mbërriti në Itali në 1996. Franko prej 13 vitesh kishte pësuar një aksident dhe nuk kishte qenë në gjendje të punonte. Ai kishte pasion futbollin dhe ishte tifoz i Juves.
/a.r