Deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia ka reaguar lidhur me videon e ku duket kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla duke pirë kokainë.
I ftuar në emisonin “Repolitix” të drejtuar nga gazetari Denis Minga, Qefalia tha se beson që videoja është montazh dhe se ka dëgjuar fjalë të mira për Allën si kryebashkiak.
“Ka treguar integritet dhe për të fliten fjalë pozitive dhe i bësoj ende reagimirt të tij deri në vërtetimin e videos. Nuk kemi pse ta besojmë po mos të jetë me fakte dhe me prova. Për aq kohë sa ka montazhe të tilla, pse mos ta besojmë? Jam i prirur t’i bësoj fjalëve të tij. Ne e kemi diskutuar mes kolegëve. Për aq kohë sa kemi një “Babale” të montuar, pse të mos e kemi edhe këtë? Presim vëretësinë e këtij fakti,”-tha Qefalia.
g.kosovari