Një nënë është arrestuar pasi u zbulua se foshnja e saj kishte vdekur nga overdoza.
Ashlee Rochelle Rans piu metafetaminë përpara se ti jepte gji fëmijës dhe droga kaloi tek foshnja me anë të qumështit.
Foshnja u gjet e vdekur në banesë nga policia dhe mjekët pasi 36-vjeçarja nga Indiana njoftoi ambulancën.
Fillimisht ajo i tha policisë se u rrokullis aksidentalisht sipër fëmijës ndërsa po flinte gjumë por më vonë pranoi se përdori metafetaminë dy ditë para vdekjes së fëmijës së saj.
Megjithatë, rezultati i autopsisë tregoi se ajo po gënjente.
Rans u arrestua më 14 janar dhe u akuzua për neglizhencë me pasojë vdekjen.
Sipas një autopsie, foshnja e quajtur Nevaeh Hope, ishte vrarë nga “dehje akute metamfetamine dhe mënyra e vdekjes ishte vetëvrasje”.
Ajo aktualisht është në paraburgim në burgun e Qarkut Marshall, sipas ËNDU.
Nëse dënohet mund të përballet me 40 vjet burg.