Hetuesit në Francë dhe Holandë kanë zbuluar një bandë kontrabandistësh, që kërkonin mijëra euro, për për të dërguar njerëz në Britaninë e Madhe me kamionë e anije, deklaroi sot agjencia e drejtësisë e BE-së Eurojust.
Agjencia theksoi se janë arrestuar gjithsej 23 persona nën dyshimin e kalimit të paligjshëm të 10 000 migrantëve kurdë për në Britaninë e Madhe në kamionë frigoriferikë dhe gomone. 19 persona u arrestuan në Francë dhe katër të tjerë në Holandë.
Për kapjen e të arrestuarve janë kontrolluar pesë ndërtesa.
/a.r