Kështu, në kuadrin e veprimtarive për festimin e 100-vjetorit të parlamentarizmit shqiptar, duke nisur nga ora 10:00 deri në 20:00, në sallën e seancave plenare të Kuvendit, do të jetë “Dita e Dyerve të Hapura”.
Gjatë kësaj dite vizitorët mund të ndjekin dokumentarin “100 Vjet Parlamentarizëm Shqiptar”, të njihen me botimet dhe do të shpërndahen artikuj sensibilizues (çanta, bluza, stilolapsa etj.), të prodhuar enkas për këtë veprimtari. /e.s/