Filmi artistik i titulluar “Gjirokastra” do të sjellë diktatorin Enver Hoxha me Nexhmijen dhe është zbuluar kush do i bëjë rolet.
Dy rolet protagoniste i përkasin Neritan Liçaj dhe Linda Jaranit, të cilët do të paraqiten si bashkëshortë.
Aktori Neritan Liçaj ka treguar si ka arritur të ndërtojë figurën e Enver Hoxhës.
“Ka shumë ndjeshmëri të ndryshme me këtë figurë. Për shembull, nëse i madhi Sandër Prosi portretizoi Ismail Qemalin, që ishte një figurë shumë e bukur historike, por pak e largët për shqiptarët e kohës kur u xhirua filmi (fakt që paraqet dhe vështirësi për aktorin, prandaj Sandri ishte i madh), Hoxhën shumë shqiptarë e kanë të freskët si figurë. Kështu, materiali qoftë historik, apo qoftë viziv ishte më i bollshëm. Kur ka ndërruar jetë Enver Hoxha, unë për shembull kam qenë 17 vjeç, pra e kam pranë si figurë”, tregoi aktori në emisionin “Ditë e Re”.
Ndër të tjera theksoi se rolin e mori pasi bëri audicionin dhe regjisori i përcaktoi Enver Hoxhën.
Filmi, xhirimet e të cilit kanë përfunduar, flet për periudhën e prishjes së marrëdhënieve me Rusinë dhe fatit të grave ruse në vitet ‘60.
/a.r