Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, në një lidhje me emisionin “Open” ku u diskutua çështja e lobimit rus dhe fshirja e artikullit nga gazeta gjermane “Bild”, ka sjellë dhjetë fakte të reja, që tregojnë se si kryedemokrati Lulzim Basha, ka pastruar 675 mijë euro përmes shokut të tij fëmijërisë, turkut Kamil Ekim Alptekin.
“Unë një orë para se të kthehesha nga puna, jam përpjekur të kontakotoj me redaktorin e “Bild” por ka qenë e pamundur. Por në bindjen time është një mungesë serioziteti.
Por do thoja, që “Bild” është tërhequr për një vendim të Gjykatës që si e çonte në dëmshpërblim me miliona euro nëse do paditej nga Basha.
Basha nuk është financuar nga diaspora në SHBA ashtu siç ka deklaruar në emisione… Në konferencën e organizuar në SHBA nga kompania “SBK Holding” ka marrë pjesë edhe shoku i ngushtë i Lulzim Bashës.
Kamil Ekim Alptekin është kryetar i “SBK Holding”, është kumbari i fëmijëve të Bashës. Është shok i hershëm i Lulzim Bashës dhe Aurela Bashës.
Personi që ka mundësuar fotografimin e Bashës me Trump është në kërkim në SHBA se ka tentuar të rrëmbejë Fejtullah Gylejn për ta çuar në Turqi”, ka artikuluar në ligjëratë të drejtë Spahiu.
Më tej ai ka vijuar të shtjellojë se dy vajza ruse çuan paratë nga Banka Ukrainase në Edinburg.
“Është fakt që 675 mijë euro ka kushtuar fotoja me Trump dhe vetëm 20 mijë euro janë të evidentuar si të dhënë nga PD. Kompania lobuse është mbyllyr menjëherë pas skandalit duke thënë se ka falimetuar.
Kompania lobuese ka pronar rus, por kjo nuk do të thotë se Basha ka marrë para nga Rusia. Prokuroria dhe Gjykata nuk ka marrë në shqyrtim pagesat e bëra nga Kievi, nga Skocia drejt SHBA-së.
Ka hetuar vetëm 20 mijë eurot e PD-së. “Bildi” në interpretimin e vet ka gabuar, sepse këto nuk janë para që ja ka dhënë Moska spiunit, por Basha i’a ka dhënë shokut të tij për t’ia pastruar.
Basha ka thenë publikisht se këto para i ka grumbulluar nga emigrantët shqiptarë në Amerikë. Ky është mashtrim, le të dali një emigrant i SHBA dhe të thotë që ka paguar një dollar për Bashën dhe unë nuk dal më në media se kam gënjyer.
Sot është fakt që për pastrim parash dhe evasion fiskal, ortaku dhe partneri i Lulzim Bashës është nën hetim. Është pastrim parash”. /tema/