Në Halkidiki të Greqisë, oficerët e policisë helene arrestuan një 29-vjeçar, për vjedhje të shumta të bëra nëpër zonë.
Siç doli nga hetimet, shqiptari ka kryer nga gushti i 2019 deri në tetor së paku dy vjedhje të vilave dhe një banese me qira, shkruajnë mediat greke. Në vjedhjen e fundit, shqiptari mori 500 euro të gatshme dhe pajisje të tjera me vlerë.
Një kontroll në banesën e 29-vjeçarit bëri që aty të gjenden para, por edhe pajisje, që nuk justifikoheshin dot. Po ashtu, u zbulua se të riut shqiptar i mungonte dokumentacioni i qëndrimit të rregullt në shtetin grek. /e.s/