Një grabitje ka ndodhur ditën e sotme në Delvinë. Mësohet se pre e kësaj grabitje ka rënë një banesë, e cila pas vjedhjes është djegur nga autorët. Ngjarja ka ndodhur në Rusan të Delvinës. Ndërsa, pronari i shtëpisë shprehet se kjo nuk është hera e parë që i grabitet shtëpia, pasi në vitin 2018 ia kishin vjedhur shtëpinë.
“E kemi bërë me mund e me djersë, nuk i kemi rënë në qafë njeriu. Na morën në telefon dhe na thanë që është djegur banesa.Nuk kam ardhur të krijoj konflikte,por të shoh punën time. Edhe në vitin 2018 ma vodhën shtëpinë. Kam bërë gabim që jam kthyer, duhet të rrija në Greqi”, shprehet pronari i shtëpisë.
Në 7 vite investim kjo nuk është hera e parë që Jorgo Stavro dhe Aqi Gjini përballen me një ngjarje të tillë, në vitin 2018 prodhimi i tyre i vajit u vodh në shtëpinë ku ata banojnë ndërsa Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë dënojë vetëm njërin nga bashkë-autorët e vjedhjes.
8 milionë lekë të vjetra është dëmi i një nate më parë, sipas tyre, por ata frikësohen se mos dikush do të rrezikoj sërish hektarët me ullinj ku cdo vit punësohen banorët e zonës.
g.kosovari